Shkeli masën e sigurisë dhe vodhi një dyqan përmes mashtrimit, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

0
123

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 36-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mashtrimi”.

Sipas policisë, 36-vjeçari ka vjedhur disa produkte në një dyqan, me anë të mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. Ç., 33 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur pajisjet elektroshtëpiake në banesën që kishte marrë me qira dhe më pas i ka shitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. B., 36 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mashtrimi ”. Ky shtetas ka vjedhur disa produkte në një dyqan, me anë të mashtrimit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-B. S., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here