“Sistemi ynë zgjedhor është antidemokratik”/ Vasili: “Kanceri” qëndron tek zbatimi i ligjit! Shqipëria është kthyer në listën e zezë të…

0
89

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar sistemin zgjedhor në Shqipëri si antidemokratik dhe të padrejtë.

I pranishëm në një konferencë për transparencë politike, Vasili vuri theksin tek sistemi i zgjedhjes së deputetëve, ku një kandidat do i duhet të marrë 27 mijë vota ndërsa një tjetër bëhet ligjvënës me 6 mijë vota.

Sipas Vasilit, mund të rregullohen ligjet, por problemi i vërtetë mbetet tek zbatimi i tyre.

“Një deputeti mund t’i duhen 27 mijë vota për të shkuar në Kuvend, ndërsa një tjetri i duhej 6 mijë vota. Për çfarë reforme po flasim ne. Vota të ketë të njëjtën fuqi për çdo zgjedhësh. Kjo ndodh pas 30 vjetësh? Të shmangen pazaret. Shqiptarët duhet ta dinë se është sistem antidemokratik dhe i padrejtë. Mbi çfarë të drejte kushtetuese vota e një deputeti ka më shumë peshë se sa vota e një deputeti tjetër. Ky është banditizëm politik.

Duam apo jo, këtyre temave nuk i shmangemi dot. Vetëm do thellojmë dhe riciklojmë krizat. Ashtu si një fuçi e madhe, kur shpërthen nuk e parashikon dot njeri. Do jetë vonë kur të kujtohemi ne që mund ta shmangnim këtë shpërthim. Përsa i takon temës, për transparencën e partive, me mbështetjen tuaj, përsëri do i shkruajmë e miratojmë. Kanceri është zbatimi i tyre në realitet. Kushdo që shkruan, të monitorojë zgjedhjet e 25 prillit, se si thyerja e ligjit ishte normë. Zbatimi i ligjit është përjhashtim absolut.

Ideja e pjesëmarrësve është pesimizëm. Kësaj duhet t’i jepet përgjigje. Unë akoma kam në vesh duartrokitjet e 5 qershorit, ndryshimet e kushtetutës që ndodhën pas 4 javësh. Do kemi zgjedhje të drejta, vota të barabarta. Asgjë nuk ka ndodhur, dhjetra milionë euro të shpenzuara për publikimin e informacioneve personale. Ndryshim ligji dhe moszbatim ligji nuk shkojnë bashkë. Do vlerësoja që ideja t’i shërbejë krijimit të kësaj klime dhe presioni për zbatimin e ligjit. Për një gjuhë nga ndërkombëtarët për peshën që ata kanë. Le të jenë aktorë aktivë për pandëshkueshmërinë” – tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here