Vasili: Pak ta quash çnjerëzore! Qeveria kompenson tenderat dhe ul ndihmën ekonomike!

0
120

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka shprehur indinjatën e tij pas të dhënave të fundit zyrtare nga Ministria e Financave, të cilat tregojnë se pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2% gjatë janar-maj 2022, në një kohë kur çmimet po shtrenjtohen dita -ditës.

“Skandal – e ka konsideruar Vasili në komentin e tij të fundit në Fb. – Qeveria kompeson tenderat, ndersa ul ndihmen ekonomike per shtresat ne nevoje!”

“Qeveria ka miratuar Projektligj per te te kompensuar tenderat qe ka bere me sebepin e rritjes se çmimeve. Ky kompensim, qe qeveria do t’ju beje tenderave shkon nga 5 – 30%.

Nderkohe te gjithe prisnin, qe ndihma ekonomike te rritej per familjet ne nevoje, ka ndodhur e kunderta ndihma ekonomike eshte ulur pikerisht ne kete vit shume te veshtire dhe me çmime shume te rritura si asnje here me pare.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2% gjatë janar-maj 2022.

Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.

Mendon pra Qeveria per tenderat e fituara me 99% te cmimit dhe me procedura klienteliste mizerabel dhe ben te kunderten duke i ulur ndihmen ekonomike shtreses me te varfer te popullsise.

Faktet flasin vete.

Eshte pak ta quash nje qeverisje çnjerezore qeverine e Edi Rames.

Pres tani te degjoj genjeshtrat justifikuese idiote te ministrave dhe ministreshave si dhe korin e marrë te deputeteve rilindas qe do na bindin se te varferit eshte me mire te ndihmohen me pak ne kohe krize.

Pres te degjoj me ne fund dhe hungerimat prej shkollepaku me sy te zgurdulluar te Edi Rames, qe do te shpjegoje sise fajin per uljen e ndihmes per te varferit nga qeveria e ka opozita.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here