Avokatët nuk ndalen me protestat kundër propozimit të KLGJ: Prioritet interesat e qytetarëve

0
110

Dhoma e Avokatisë në Lezhë, zhvilloi përsëri protestë, këtë herë në qytetin e Laçit, që me propozimin e KLGJ parashikohet të mbetet pa gjykatë të shkallës së parë.

Avokatët kundërshtojnë propozimet e KLGJ, duke u shprehur se mbyllja e gjykatës, do të sjellë për pasojë rritje të kriminalitetit dhe vetëgjyqësisë në këtë rreth.

Avokatëve në Kurbin, iu bashkuan në protestë edhe qytetarët, të cilët njëzëri kundërshtuan mbylljen e gjykatës së shkallës së parë në Laç.

Qytetarët kanë paralajmëruar vijim të protestave derisa institucionet të heqin dorë nga shkrirja e gjykatës në Kurbin.

Protesta e avokatëve ka vijuar edhe në qytete të tjera, duke bojkotuar seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë rreth vijueshmërisë së kësaj proteste ishin Anton Kosteri kryetar i Dhomë së Avokatisë Shkodër dhe Elton Laska kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë

Kosteri tregoi ndër të tjera se deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

”Synimi është kthimi i vëmendjes së institucioneve në rishikimin e hartës. Ne jemi të zhgënjyer nga mos reagimi i deritanishëm për hartën nga insititucionet. Siodmos nga mosreagimi i ministrit të drejtësisë i cili ka ne tavolinë draftin dhe në vend që të rishqyrtojë , na bën thirrje të ndërpresim bojkotin dhe grevën.

Ne nuk kemi qëllim të dëmtojmë klientët tanë por e kemi parë të udhës si të vetmin mjet juridik për të shprehur qëndrimin tonë kundër kësaj harte” u shpreh ai.

Ndërsa Laska shpjegoi se e gjithë kjo rezistencë po bëhet në ndihmë të qytetarëve dhe interesave të tyre: Në fakt janë të njëtat argumenta, e kemi thënë dhe herë të tjera , e kemi në lidhje me mungesën e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kjo është një formë tjetër dhe ne duam që institucionet të kthejnë vëmendjen dhe të kuptojnë se pse këta njerëz po protestojnë.

Pyetur nga moderatorja e ‘Kafe Shqeto’, Dori Daka, nëse ka një afat brenda të cilit autoritetet pritet të reagojnë, Kosteri u përgjigj: Ne nuk kemi vendosur akoma një afat.

Kur Këshillit itë Ministrave ju parashtrohet një VKM ata kanë 6 muaj kohë për ta shqyrtuar dhe ne normalisht nuk mund të bojkotojmë seancat gjyqësore për 6 muaj, kjo është e kuptueshme.

Kjo do të ishte në dëm të madh të qytetarëve dhe të vetë sistemit, pas kësaj nuk do të kishte më kuptim as greva as bojkoti ynë. Do të ishte një ‘boomerang’ që do shkatërronte sistemin.

Më saktë…atë çfarë ka ngelur pa shkatërruar nga pasojat e ‘Reformës në Drejtësi’ “.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here