Bumçi: Brukseli na ka mbyll derën prej keqqeverisjes së Ramës, të dalim në shesh në 7 korrik

0
109

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat është shprehur i keq ardhur për përgjigjen negative të dhënë në samitin e Brukselit.

Ai është shprehur se kjo është një papërgjegjshmëri e Ramës, i cili ka si qëllim t’ua lëri fajin palëve të treta.

“Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve. Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin. Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë. Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik,” tha Bumçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here