Nga Ylli Manjani
Unë do isha 100% dakord me gjuhën e ashpër të Edi Ramës ndaj Europës së sotme politike nëse:
Shqiptarët do të lejoheshin të zgjidhnin lirisht, ndershëm dhe në mënyrë demokratike si çdo europian.
Demokracia të ishte rend sundues dhe jo autokracia.
Liritë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve të ishin po aq të garantuara nga një shtet jo partiak si kudo në Europë.
Ekonomia të zhvillohej e lirë dhe sipas tregut si kudo në hapësirën Europiane.
Shqiptarët të preferonin të rrinin në vendin e tyre si për punë ashtu edhe për shërbimet publike që i marrin në Europë.
Ambasada Amerikane të mbante të sillej si në çdo vend të Europës, squk dhe në mision të pastër diplomatik.
Shqiptarët të vidheshin dhe të gënjeheshin nga qeveria e tyre aq sa ç’gënjehen europianët nga qeverirë e tyre.
Qeveria t’i mbronte shqiptarët nga krizat e tregjeve të mëdha dhe jo t’i rripte.
Qeveria Shqiptare të ishte nën parlamentin, e dënueshme nga drejtësia dhe llogaridhënëse para publikut si çdo qeveri europiane.
Ja,vetëm kaq të bënte për vendin e vet dhe do isha me të.
Por gjuha e Tij sot e parë me syrin se çfarë i ka bërë e po i bën këtij vendi, ishte gjuhë cubash. Mund t’ja pranojnë nga pahiri ata që ai dhunon këtu në shpellën e tij, por jo në Europë.
Ai nuk më përfaqëson!
Ai më turpëron!