Pak para samitit në Bruksel, Rama: Sa turp për Evropën çështja bullgare

0
124

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter pak para nisjes së samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE në Bruksel, duke komentuar veto bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut që bllokon dhe ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!”, shkruan Rama e teksa kujton situatën e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, thotë se Bullgaria si vend anëtar i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s.

E për këtë, 26 vendet e BE-së nuk mund të bëjnë dot asgjë.

Edi Rama në Twitter: Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here