Vuçiç dekonspiron Ramën: Disa vende të BE duan të bllokojnë negociatat me Shqipërinë

0
166

Kryeministri Edi Rama befasoi Brukselin sot kur ndëmori disa sulme ndaj BE-së dhe Bullgarisë, madje duke fyer edhe një gazetare bullgare.

Përpjekja e tij për të treguar se negociatat po bllokohen nga Bullgaria është kritikuar nga ekspertët dhe gazetarët, që thonë se negociatat nuk hapen për shkak të gjendjes së mjerueshme të demokracisë në Shqipëri.

Por edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka ‘dekonspiruar’ Ramën, pasi la të kuptohet se nuk është vetëm Bullgaria që po bllokon negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vuçiç tha se disa vende të BE-së janë përpjekur që të bllokojnë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Euronews Serbia.

“Ne e kemi diskutuar këtë, por jemi këtu për të diskutuar të ardhmen tonë evropiane, besojmë se do të ketë disa përfundime që janë të mira për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Vuçiç nënvizoi se nuk pret asgjë nga ky Samit, megjithëse beson te e ardhmja europiane e Serbisë.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit, por së bashku me miqtë nga rajoni do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten dhe duke besuar se mund të bëjmë shumë së bashku”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here