Pranohet kërkesa e ankimuesve/ “Gjykata” e PD pezullon procesin e rivotimit për kryesinë e Korçës

0
540

Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, në mbledhjen e sotme, e iniciuar nga Kryesia e zgjedhur në Degën e PDSH-së Korçë, pranoi kërkesën e ankimuesve për të pezulluar procesin e rivotimit për Kryesinë pranë kësaj dege.

Nisur nga afati shumë i shkurtër kohor, KAVS vendosi pezullimin e procesit të rivotimit në këtë degë me qëllim të hetimit të plotë dhe të thelluar të kësaj çështje deri në vendimin përfundimtar.

Bashkëngjitur vendimi i zbardhur:

KOMISIONI I APELIMIT DHE VLERËSIMIT TË STATUTIT

VENDIM

I mbajtur më datë 24.06.2022 në praninë e anëtarëve të Komisionit të Apelimit, znj. Adriana Kalaja, znj. Anxhela Malko, z. Elton Bano, z. Gledis Çela dhe z. Ledio Nuraj, pasi morëm në shqyrtim ankesën e bërë nga Kryesia e Re e zgjedhur në Degën e PDSH-së Korçë: Në bazë të kërkesës bërë nga Kryesia e zgjedhur e PDSH-së Dega Korçë dhe pasi dëgjuam pretendimet nga një grup anëtarësh të kësaj kryesie përkatësisht znj. Viollandi Stojku, z. Arian Haruni, z. Niko Cukal dhe z. Irvin Bode,
KONSTATUAM: Se kërkesa për pezullim për përsëritjen e procesit të votimit për Kryesinë e PDSH-së, Dega Korçë më datë 25.06.2022, është e drejtë dhe nisur dhe nga afati i shkurtër kohor i përsëritjes së zgjedhjeve si dhe nga fakti I nevojës së kryerjes së një hetimi të thelluar nga Komisioni I Apelimit lidhur më këtë çështje, duhet pranuar.

PËR KËTO ARSYE:

Bazuar në dispozitat ligjore parashikuar në Statutin e Partisë Demokratike shqiptare, e konkretisht në nenet 53 dhe 54 të saj,

VENDOSËM:

1.Pezullimin e vendimit të KOKOE datë 13.06.2022 me Nr.71/2 Prot., për përsëritjen e procesit të votimit për Kryesinë e PDSH-së, Dega Korçë më datë 25.06.2022, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë PDSH-së.

2. Njoftimin e këtij vendimi KOKOE dhe Degës PDSH-së Korçë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here