Sherr mes trafikantëve shqiptar të drogës në Venezia, njëri hidhet në kanal për t’i shpëtuar goditjeve me thikë

0
168

Një përleshje me thika ka ndodhur këtë të shtunë mes tre shqiptarëve në Venezia. Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se kemi të bëjmë me trafikantë droge, të cilët janë përfshirë në konflikt në një zonë të populluar.

Ngjarja ka ndodhur Rio Marin në Venecia përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se ishin dy burrat që sulmuan personin e tretë, i cili në tentativë për të shpëtuar goditjeve me thikë u hodh në kanal.

Sipas policisë italiane, ai ishte plagosur me thikë dhe u dërgua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy personat e tjerë janë arratisur edhe pse karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e dëshmitarëve të shumtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here