Mbrëmë, në sheshin Nënë Tereza , ku vera duhet të ishte relaksuese dhe turistët e paktë të shijonin ndonjë aktivitet kulturor, ka ndodhur e kundërta. Pas orës 21 të mbrëmjes, turma adoleshentët janë vënë pas një gardhi hekurash duke ndjekur garën e makinave, nën ritmet e një muzike të tmerrshme. Ndotje akustike në ekstrem. Mbi trotuar, aty ku është amfiteatri i Universitetit të Arteve mbahej festivali ndërkombëtar i filmit, dhe po në të njëjtën orë po projektohej, shfaqej filmi i një producenti fitues i çmimit Oscar. Po të ishte këtu në Tiranë producenti me siguri do të bënte ndonjë note proteste për ta ndaluar shfaqjen e filmit në ato kushte, dhe do të denonconte ashpërsisht këtë qytet…po, edhe sikur ndodhte në realitet kjo, kujt do t’i drejtohej kryeministrit shqiptar?! Apo kryebashkiakut të qytetit, që e ka shpallur vitin e rinisë Tiranën?!Ata, këta dy autoritete e kanë lejuar këtë tallava në qytet. Ndërsa makinat gërvishinin ashpërsisht rrugën, deri në djegje gomash, që lëshonin erë të rëndë, tej tej, dhe zhurmës së tmerrshme përzier me horro të frenave, dhe muzikës ekstremisht të lartë, në ekranin e madh të amfiteatri shfaqej pa u dëgjuar një film që fliste mbi humanizmin, qënien e njeriut, ekzistencën e tij në këtë botë!
https://www.facebook.com/100002673447427/videos/358940922969603/
Por oragnizatorët e festivalit nuk kanë qëndruar indiferentë, edhe pse të financuar nga bashkia, ata kanë reaguar përmes rrjetit social të facebook si e vetmja mundësi e shprehjes së revoltës, se si këto para ndrysh përkthehen në minimin e gjithë punës së bërë, me muaj, për të sjellë në Tiranë “të huajt” elitarë, të “huajt” e kulturës më të epërme.
Drejtori artistik I Festivalit, Genc Përmeti është ngjitur në skenë për të folur, por nuk është dëgjuar, që si duket revolta e tij, ka qenë për ironi vetëm e tij. Në fakt ajo mbrëmje duhej ndërprerë. Rezistenca është e pakët të thuhet.
Por megjithatë, ka reaguar edhe themeluesi i Festivalit Dea Open Air, Edmond Topi, duke u shprehur ashpër për këtë situatë: “Kjo të dashur miq është kinemaja verore që me mund ngritëm për festivalin ndërkombëtar të filmit…ky është sheshi nënë Tereza ku një grup “ambientalistësh” bëjnë gara me maqina…që me siguri nuk do të lejojnë të shfaqin filmin !! Nëse producenti që është fitues i çmimit Oscar..do të ishte këtu..nuk e di se si do reagonte !! Si shumica e këtyre që drejtojnë sot ” katundin ” tonë, edhe unë kam jetuar shumë vite jashtë !! Dhe ndryshe nga këta që kanë larë pjata apo kan bo ca “punë” të tjera..,unë kam punuar gazetar…kam udhëtuar në gjithë europën …por këtë”krim” nuk e kam parë asgjëkundi !! Në sheshin kryesor të qytetit…gara me maqina !! Dhe kjo i bën sfidë një festivali ndërkombëtar filmi !! Kineastët e huaj qe janë prezent …shohin të habitur dhe nënqeshin !! Unë nuk di ku të futem nga turpi…!! Ose këta duhen futur në burg..ose unë e miqtë e mi…në çmendinë !!!….me siguri ne….”. Në rrjetin e tij social ka pasur reagime të shumta, njerëz të kinemasë, e të kulturës në vend, por për çudi nuk gjendeshin në stolat e festivalit, por me siguri në shtëpi, duke parë ndonjë telenovelë turke. Edhe pse bënë si të revoltuar për politikën e mbrapshtë tonën, ata gjithsesi nuk ishin aty, që ta forconin këtë rebelim e revoltë.