Akuza për terrorizëm dhe përgjime të paligjshme, shtyhet gjyqi për iranianin, ish-banor i kampit të muxhahedinëve në Manzë

0
110

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik seancën ndaj iranianit, Bijan Poolagrad. Lajmi është bëre i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz akuzohet nga SPAK për “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Pooladrag u arrestua në tetor 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here