Dyshohet se aksidentoi me makinë dy të miturit, arrestohet shoferi 46-vjeçar

0
128

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve u regjistrua në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Mustafa Matohiti”. Policia bënë me dije se pas hekurave ra drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A.B., 46 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here