Autoritetet në Ukrainë kanë bërë me dije se që nga fillimi i luftës janë vrarë 35,000 ushtarë rusë.
Në përditësimin e fundit për bilancin e luftës, ushtria ukrainase thekson se janë rrëzuar 184 helikopterë dhe 363 dronë. Gjithashtu forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1, 552 tanke ruse, 771 artileri, 3,687 automjete transporti të blinduara, 14 anije si edhe 139 raketa lundrimi.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymir Zelenksy i ka bërë thirrje BE dhe SHBA të mbështesë Ukrainën me armë për të luftuar forcat ruse, duke theksuar se kjo luftë nuk bëhet vetëm për lirinë e Ukrainës, por për të mos lejuar presidentin rus Vladimir Putin të shkatërrojë të ardhmen edhe të qytetarëve të BE-së.