Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.
Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat shprehet se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada jo këtu në mes të qytetit.
Në periudha të ndryshme këto anësore kanë qenë fillimisht me shufra hekuri dhe kolona betoni më pas u bën me pllaka betoni ndërsa ka disa vite që janë me kangjella duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goric dhe Mangalem që përshkohet nga lumi Osum.
Sipas specialistëve rrugorë mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit Klaudia Xhaferaj dhe pamundësia e saj për të manovruar me mjetin./BW