Boçi: Shumë maturantëve po u thyhet ëndrra, duhet strategji tjetër për të kontrolluar dijen e nxënësv

0
131

Deputeti i PD, Luçiano Boçi teksa ka folur për provimet e maturës dhe shqetësimet e maturantëve është shprehur se probleme ka pasur që kur u hoqën koeficientët e shkollave, gjë e cila sipas tij krijoi diskriminim arsimor.

Në në një intervistë për RTV Ora, Boçi tregoi tre probleme metë cilat hasen sot maturantët.

Luçiano Boçi: Mendoj se tani është fundi i zhvillimit të kësaj mature në këtë lloj forme. Vërejtjet e mia i kam parashtruar vite më parë, kur ka pesha e maturës, kur u hoqën shumë elementë të koeficienteve të shkollave për  të krijuar atë barazinë e shpërndarjes së dijes dhe diskriminimin arsimor dhe ja ku jemi sot, që ato vërejtje të shndërrohen në protesta.

Disa nga problemet janë: mënyra e menaxhimit, dhënia pak rëndësi maturës në raport me peshën që ajo ka pasur në formimin e nxënësve, dhe pjesa tjetër është toleranca ndaj ndërhyrjeve dhe favore që krijohen brenda provimeve të maturës.

Më tej ai tha se duhet të hartohet një strategji tjetër për të kontrolluar dijen e nxënësve.

Luçiano Boçi: Matura po konceptohet nga maturantët, gjithnjë  e më shumë si një lloj padrejtësie dhe këtë lloj padrejtësia e kanë edhe prindërit. Kjo mënyrë duhet të përfundoj. Duhet të hartohet një strategji tjetër për të kontrolluar dijen e nxënësve. Shohim se shumë maturantëve u thyhen ëndrra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here