“Dhimbje koke” për Putin, raketa e sapoardhur nga SHBA i merr jetën kolonelit të 56-të dhe 40 ushtarëve rusë

0
203

Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat që ushtria ukrainase ka marrë si dhuratë nga SHBA.

Komandanti i parashutistëve, kolonel Andrei Vasilyev, dyshohet se u vra në një sulm të premten mbrëma. Sipas raportimeve një raketë me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për shkatërrimin e konvojit me 40 ushtarë që drejtohej nga koloneli 49-vjeccar.

“Një sulm i veçantë i HIMARS në Izyum, rajoni i Kharkivit goditi një post komandë ruse, duke vrarë ose plagosur mbi 40”, njofton ushtria ukrainase.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij do të ishte një nga të parat nga armët e reja me rreze 43 milje dërguar në Ukrainë nga Presidenti Joe Biden.

 

 

Bre

Vasilyev thuhet se ishte në një post komandimi të avancuar të trupave të sulmit ajror të ushtrisë ruse, por vendndodhja nuk u specifikua. Ai ishte komandant i Regjimentit të 137-të të Gardës Ajrore, me bazë në Ryazan.

I martuar dhe me një vajzë, ai ishte vlerësuar me Urdhrin Rus të Guximit.

Hrth

Ndërkohë, koloneli i 55-të që vdiq ishte nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, helikopteri i të cilit u pa duke u rrëzuar në një humnerë pranë Volnovakha në Donbas, pasi u godit me një raketë portative tokë-ajër.

Putin gjithsej ka humbur të paktën 11 gjeneralë. Humbjet e përgjithshme ruse besohet të jenë mbi 30,000.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here