Vrasja në Elbasan/ Manjani: Balla dhe Bardhi të dorëzojnë mandatet

0
209

Nga Ylli Manjani

Morali e do që Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi të dorëzojnë mandatet.

Ata të dy janë përgjegjës politikë të drejtpërdrejtë për përplasjen e dhunshme në Elbasan.

Përplasje e cila përfundoi:
1. Tragjikisht me humbjen e një njeriu.
2. Jo më pak tragjikisht me burgosjen e një tjetri që ka fëmijë të vegjël për të rritur.
3. Me detyrimin e një shpurre policësh e prokurorësh për të gënjyer rëndë e shumë rëndë, duke manipuluar provat dhe ngjarjen.
4. Kompromentimin e korrupsionin më të rëndë zgjedhor. Mandat bazuar në gjak!!!

Zgjedhjet nuk mund të jenë përplasje e armatosur, por ngjarje demokracie e paqshme.

Alfred Moisiu, meqë e përmendin si model këto kohë, thoshte “pushteti as merret e as mbahet me zor”.

Qoftë edhe në respekt të kësaj shprehje të urtë, Taulanti e Gazmendi duhet të dorëzojnë mandatet.

Unë nuk i akuzoj si vrasës, por si organizatorë, nxitës e mbështetës të akteve të dhunës. Si korruptues të procesit demokratik të zgjedhjeve.

Asnjë gërr gërr e dërr dërr që bëjnë në publik nuk ka kuptim sepse janë mbajtës të mandatit të gjakosur. Të mandateve të marra në rrugë jo demokratike. Të një detyre publike të marrë jo nga publiku, por nga dhuna.

Aq më pak të dy këta kanë moral të përfaqësojnë grupimet politike që pretendojnë se i përfaqësojnë. Ky është rregulli moral demokratik.

Dorëzoni mandatet që t’u ketë kuptim fjala dhe arsye sjellja! Dorëzojini ato mandate të lehtësoni disi dhimbjen e viktimave dhe familjarëve të tyre në atë përplasje. Hapini rrugë moralit dhe arsyes, jo dhunës e përplasjeve midis shqiptarëve për vota!

*****
Post scriptum- Për të qenë fair, i këtij mendimi kam qenë edhe për mandatin e Monika Kryemadhit të vitit 2013…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here