Amnistia fiskale, Kaso: Aventurë e qeverisë, operacion i pastër i pastrimit të parave…

0
117

Ivi Kaso në një intervistë për Ora News, është shprehur se PD amnistinë fiskale e konsideron një operacion të pastër të pastrimit të parave të pista.

Teksa e amnistinë e ka konsideruar si aventurë, Kaso tha se veprime të tilla bëjnë qeveritë ne ikje.

Ivi Kaso: PD amnistinë fiskale e konsideron një operacion të pastër të pastrimit të parave të pista. Vetë drafti për amnistinë fiskale nuk parashikon asnjë lloj filtri për legalizimin e pasurive të emigrantëve. Përgjithësisht aventura të tilla ndërmerren nga qeveritë në ikje, të cilat kanë dy tendenca kryesore, në njërën anë të bëjnë amnisti fiskale dhe të legalizojnë paratë e vëna nga politikanët dhe nga ana tjetër të japin me koncesion çdo rrugë, çdo plazh, çdo sektor të ekonomisë që paraqet interes. Pra janë dy tipare kryesore të qeverive që janë në ikje.

Ai shtoi se: Besoj që evropianët do ta thonë fortë zërin e tyre për të shprehur kundërshtinë e kësaj nisme.

Më tej ai ka folur dhe për reformën zgjedhore dhe territoriale, ku tha se janë përpjekur që të dakordësojnë qëndrimin e tyre dhe me partitë e tjera aelate.

Ivi Kaso: Dinamika e qëndrimit të aleatëve ndaj PD, por edhe ndaj forcave të tjera në vend përcaktohet jo vetëm nga këto dy reforma por në përgjithësi dhe nga ecuria e jetës politike në vend.

Ne jemi përpjekur të dakordësojnë qëndrimin dhe me partitë e tjera aleate, sikundër dhe me atë pjesë të PD që përfaqësohet në parlament por që nuk njeh legjitimitetin e organeve të reja të zgjedhura brenda PD. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar një front të përbashkët, në mënyrë që asnjë votë e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kundër kësaj mazhorance të mos bashkohet me mazhorancën për të krijuar atë çka ndodhi fatkeqësisht pas shkeljes së 5 qershorit që u shkel më pas. Ne po bëjmë përpjekjet që asnjë votë të mos bashkohet me mazhorancën për asnjë nga këto reformat as me atë territoriale dhe zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here