Pse u penduan? Karamuço: Atentatin ndaj drejtoreshës në Shkodër e parandaluan ata që e planifikuan

0
148

Ngjarja e ditës së djeshme në Shkodër, ku u Suida Kukës u tentua t’i bëhej atentat me tritol u parandalua nga ata që e planifikuan.

Kështu ka deklaruar eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ndërsa dje në mjetin “Range Rover” të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër u gjet një sasi tritoli dhe kjo e fundit njoftoi policinë.

Në studion e ABC Live, Karamuço duke iu referuar burimeve nga hetimi tha se ngjarja është parandaluar nga vetë autorët, për arsye që ende nuk dihen. Duket se ka pasur një pendesë në moment të fundit dhe Kuka ka marrë një telefonatë, ku i është thënë për tritolin e vendosur poshtë mjetit të saj.

“Ngjarjen e parandaluan ata që e kishin planifikuar. Dje kam marrë në telefon drejtues të policisë. Kam pyetur nëse ka qenë një çantë e hedhur bosh, eksploziv me fitil apo telekomandë. Më është konfirmuar se ka qenë me telekomandë.

Në momentin e fundit dikush, a një grup i caktuar njerëzish kanë ndërruar mendje dhe atëherë është bërë një telefonatë duke i thënë se e ke poshtë makinës dhe ajo ka njoftuar policinë, ku janë marrë masat.

Para dy javësh, kemi diskutuar që krimi i organizuar ka ngritur dorë kundër shtetit. U provua me policët. Tani vijmë edhe në disa sektorë të tjerë siç është ky i shëndetësisë”, theksoi Karamuço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here