Shkon në gjyq anëtarja e vettingut, por Etleda Çiftja vazhdon e qetë detyrën në KPK

0
149

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.

Pavarësisht se ndaj saj prej muajsh kishte nisur hetim, dhe së fundmi e pandehur, ditën e sotme Çiftja ishte relatore e çështjes në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Lezhës Elsa Ulliri.

Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e KPK -së me kyesues Roland Ilia, anëtare Pamela Qirko dhe relatore Etleda Çiftja.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur të dërgojë për gjykim procedimin penal nr. 202 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurës:

Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të ‘Falsifikimit të dokumentit’, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurise, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Njeriu që bën vettingun:

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.

Edhe Hajdari u kallëzua penalisht për të njëjtin fakt, si dhe për fshehje të ardhurash. Rreth dy javë më parë SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e Ardian Hajdarit për veprat penale ‘fshehje e të ardhurave’ dhe ‘…deklarim të rremë të pasurisë…’, ndërsa u pushua procedimi për ‘falsifikim të dokumenteve’ me argumentin se dy akuzat e para e përfshijë në vetvete.

Në faqen online të KPK-së sqarohet se Etleda Çiftja është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Aty thuhet se ajo ka punuar më shmë se 16 vite si juriste, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Po ashtu, ajo mban titullin ‘Avokat’ që nga viti 2001. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here