Tritoli në Sarandë, policia: Shpërtheu te dera e garazhit, shkaktoi dëme të vogla materiale

0
121

Policia e Sarandës ka dhënë detajet e para nga shpërthimi i tritolit pranë një hoteli në lagjen nr.4.

Sipas bluve, eksplozivi ishte vendosur në derën e garazhit të hotelit në pronësi të Mariel Murati, ish-drejtor i ALUIZNI dhe aktualisht drejtor i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSKDSH).

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve të vogla materiale.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here