Deklarata
Unë jam Arjan Meniku, 52 vjeç, nga një familje autoktone tironsish.
Dal e flas sot nga kjo seli, në vend të babës tim. Ai më la trashëgim pronat, por edhe barrën e kthimit të tyre të zotit, pra familjes sonë.
Për këtë unë do të protestoj më 7 korrik.
Do të jem në shesh edhe për djalin tim që ka emigruar në Gjermani. Nuk dua që pas shumë vitesh, kur unë të mos jem, ai të jetë sërish duke kërkuar kthimin e pronave të Menikëve.
Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekme në sirtaret qeveritare.
Prej 8 vitesh ka një VKM për vlerën e kompensimit, por nuk kemi marrë asnjë grosh.
Gjithë këtë odiese mund ta ilustroj me fjalët që i kam thënë vajzës së Llambi Gegpriftit, që u emërua kryetare e Agjensisë së Kompensimit të Pronave: “si të pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori”.
Ne pronarët jemi shtresë e nëpërkëmbur dhe e rrezikuar e shoqërisë. Kur një person i vetëm është në rrezik e gjithë Shqipëria është në rrezik.
Ju bëj thirrje pronarëve t’i bashkohen Frontit të Shpëtimit Kombëtar dhe PARTISË Demokratike më 7 korrik.