Zbardhet dëshmia e shqiptarit që u arrestua në lidhje grabitjen e vilës në Ibiza ku qëndronte Marco Verratti-n, që ishte në pronësi të ish-futbollistit të Interit dhe të Brazilit, Ronaldo. Siç raportuan edhe më herët mediat spanjolle, banda e grabitësve, shqiptarë dhe spanjollë, godisnin vilat dhe banesat në këtë zonë.
Mësohet se dy të arrestuar për ngjarjen janë një shqiptar dhe një spanjoll. Po ashtu mediat spanjolle kanë zbuluar dëshminë e shqiptarit të arrestuari, i cili pohoi se kishte mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pasi kishte ndodhur grabitja dhe ka mohuar përfshirjen e tij.
Kujtojmë se shqiptari dhe spanjolli kanë grabitur bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë të Marco Verratti-t, me vlerë rreth tre milionë euro, si dhe 10.000 euro cash. Ndërkohë, autorët u arrestuan në portin e Denias, në Alicante, kur zbritën nga trageti me makinën me të cilën ishin larguar nga ishulli, ndërsa me vete kishin dhe një pjesë të sendeve të grabitura me vlerë rreth tre milionë euro, si dhe 10.000 euro cash.