Rama në 7 korrik ia mbath nga Tirana

0
208

Mëngjesin e 7 korrikut Edi Rama do të largohet nga Tirana.

Tendenca për ta konsideruar protestën e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë si jo diçka shqetësuese për të, me sa duket nuk dha rezultat.

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë ka paralajmëruar se protesta e 7 korrikut në orën 19:00 para Kryeministrisë, do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë, ku do të kërkohet largimi i qeverisë.

“Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie. Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”, do të deklaronte pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke njoftuar protestën.

Slogani i protestës është “Shqipëria në rrezik”!

Në konferencën e fundit për mediat, Berisha paralajmëroi se Rama është kapluar nga tmerri i protestës dhe njëherazi parashikoi largimin e tij nga Tirana atë ditë.

Dhe duket se “profecia” e kreut të PD-së mund të realizohet, pasi vetë kreu i qeverisë teksa inauguronte hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë për qarkullim, la të nënkuptuar se s’do të jetë në Tiranë në 7 korrik.

“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotët – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

Gjë që tregon se kryeministri ka sajuar me urgjencë një agjendë nga hiçi, thjeshtë e vetëm për të justifikuar largimin nga Tirana ditën e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here