Çfarë gjendje e mjeruar në varrezat e Vunoit, turp per Bashkinë e Himarës!

0
225

Nga Petrit Vasili

Bashkia e Himares gjoja beri nje pastrim te tyre, por realisht fotot flasin vete, ku e kunderta skandaloze ka ndodhur.

Mbeturina gjithefaresh dhe shkurre te hedhura mbi varre ky eshte rezultati i turpshem i gjoja pastrimit.

Ne ato varreza prehen burra e gra dinjitoze, qe me jeten dhe vepren e tyre, i kane sherbyer pa fund vendit, fshatit dhe familjes me modesti e thjeshtesi pa kerkuar asgje.

Edhe te vetmin detyrim, qe ata te prehen ne menyre dinjitoze, jua perdhos nje Bashki e Kryetar, qe s’kane asnje lidhje me krenarine e meritat e jashtezakonshme te Bregdetit, por Bregdetin e kane thjesht nje plaçke tregu per pazaret e tyre.

Respekt pa fund kujtimi te atyre qe prehen ne varrezat e fshatit Vuno dhe perbuzje per kete Bashki turpi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here