Ndjekje me GPS dhe prova tradhtie, çfarë ka ndodhur mes Brunos dhe Anës së ‘PërPuthen’

Bruno dhe Ana paskan pasur një ndarje edhe më konfliktuale sesa ne kemi raportuar. Vetëm dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë papritur fund lidhjes së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij, ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.

Kështu, kur një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes, pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku.

Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.
“Nuk kam dashur të flas se kjo çështje është mbyllur, por për çështje respekti i sugjeroj kujtdo:
1. Të mos përmendë familjen, pasi veç tregon që s’ke respekt për mua e, si rrjedhojë, as për familjen.
2. Unë nëse s’kam folur për arsyet, e bëj se kam respekt për zgjedhjen, si timen, si të saj, si në dalje nga ai program, e në vazhdimin e jetës pas emisionit.
3. Kushdo që do të flasë keq për dike, të nxjerrë GPS e prova, bujrëm t’i japë drejtim se ndjekësit mezi presin.
4. Do t’iu lutesha të mos më bëni më pyetje rreth emisionit e çka ka shkuar, e rreth marrëdhënies së krijuar aty. Jam Bruno Shemsho, jo veç Bruno i ‘Për’puthen’”, shkruan ai.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko