‘Fajtore për djegien e mandateve dhe bojkotin’/ Kryemadhi: Paratë e inceneratorëve paguan PD-në e Bashës!

0
154

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një konferencë me gazetarët ku ka publikuar fakte se si është shkelur ligji me paratë e inceneratorëve, duke kryer 189 milionë dollarë evazion fiskal.

Një tjetër akuzë e rëndë e Kryemadhit ishte kur theksoi se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve.

Gjithashtu Kryemadhi la të kuptohej sot se Ilir Meta do ketë stafetën e drejtimit të kësaj partie me përfundimin e mandatit si President, më 25 korrik dhe do të kthehet në krye të LSI-së, pa një garë mes tyre, “për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit”.

Pyetje: Më 24 korrik Ilir Meta përfundon mandatin ne Presidencë. Më 25 korrik LSI ka thirrur konventën e saj, a do ia lini stafetën e drejtimit pa garë apo do i kërkonit të dalë përballë jush?

Kryemadhi: Marrëdhënia ime me Ilir Metën i ka kaluar 30 vjet kështu që nuk është ndonjë garë e madhe mes nesh për këtë çështje.

Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve.

Vizionin që kishte Ilir Meta për këto gabime vdekjeprurëse të opozitës në 2019 më bëjnë mua përgjegjëse për të vijuar aq mundësi sa kam këtë skemë inceneratori që sot nga inceneratorët kemi dalë tek pastrimi i parave.

25 korriku do jetë një nga datat e shumta që ka në historikun e saj LSI për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit për të kthyer normalitetin, llogaridhënien.

25 korriku do jetë etapë e re që formalizon skenën politike për krijimin e mundësive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here