Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se kartat e identitetit të pensionistëve përdoren për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë jetojnë në azil, pra të moshuarit përdoren.
Kryemadhi komentoi edhe rastin që denoncoi me 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 mln dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 mln euro si punë e paguar nga inceneratorët.
Sipas Kryemadhit, Rama përdor të moshuarit përmes këtyre skemave ndërsa shtoi se SPAK është nën presionin e kryeministrit.
“Merren njerëz, u faturohen miliona euro. Problemi fillon te Ministria e Financave. Ose drejtësi e kapur, e pranoj që SPAK-u është nën presionin e Ramës e Veliajt.
Nëse bie Veliaj bie Edi Rama, asnjëri nuk e mban njëri-tjetrin. Skema e evazionit fiskal janë para të buxhetit të shtetit, për të pastruar paratë e drogës.
Rama merr 90-vjeçaren e bën pronare të 30 mln eurove e cila është pa shtëpi.”-tha Kryemadhi.