Së bashku më 7 korrik: Një studente e drejtësisë ngjitet sot në foltoren e PD

0
136

Edona Osmanaj, një studente e drejtësisë do të ngjitet sot në foltoren e Partisë Demokratike për t’iu dhënë një mesazh moshatarëve të saj në prag të protestës mbarëkombëtare të 7 korrikut në Tiranë kundër qeverisë Rama.

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, e ka hapur selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, hyjnë në këtë seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, ka ftuar të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, t’i bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Ne vijim të daljeve sot do të jetë Edona Osmanaj në orën 10.05.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here