Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

0
133

Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur rreth 64% e të anketurave në Shqipëri janë totalisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, pasi i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme me të ardhurat që kanë.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave që ishin shumë të shqetësuar për çmimet rreth 64% në krahasim me mesataren rajonale (52%). Të dhënat nga tabelat tregojnë se 92 % e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me nivelin e çmimeve, ndërkohë që 84% e boshnjakëve, 72% të serbëve, 59% e kosovarëve, 84 % e malazezëve, ndjehen ne ketë mënyrë.

Shqipëria nuk kishte asnjë qytetar që e konsideronte normal nivelin e çmimeve, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit, kjo kategori zinte nga 1 deri në 10%.

Të dhënat e anketës tregojnë se shqiptarët e Kosovës kishin nivelet më të ulëta të pakënaqësisë për çmimet në raport me vendet e Rajonit, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë me të lartat.

Të dhënët statistikore të shteteve tregojnë se, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të rritjes së çmimeve këtë vit. Në muajin maj inflacioni në Shqipëri ishte 6.7%, ndërsa në Bosnjë 14.4%, në Serbi 10.4%, në Malin e zi 11.7%, Maqedonia 11.9 % dhe Kosova me 12.5%.

Banka Botërore vuri në dukje se fundmi se , Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IQK) në Rajonin e Ballkanit nuk pasqyron domosdoshmërisht inflacionin që përjetojnë familjet më të varfra, pasi përbërja e tyre e shpenzimeve ndryshon nga ajo e familjeve mesatare dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri.

Familjet e decilit më të varfër përjetojnë sistematikisht inflacion më të lartë se mesatarja dhe familjet më të pasura. Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, IÇK-ja pasqyron më afër përbërjen e konsumit të familjeve më të pasura sesa e familjeve mesatare.

Inflacioni më i lartë me të cilin përballen të varfrit reflekton pjesërisht peshën e më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për një familje mesatare në Ballkanin Perëndimor, ushqimi është kategoria më e madhe e shpenzimeve, të cilat variojnë ndërmjet 28 për qind të shpenzimeve totale në Serbi, në 44 për qind në Shqipëri dhe 52% në Kosovë.

Pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore është më e lartë në mesin e familjeve më të varfra, të cilat i kushtojnë deri në 78 për qind të totalit të shpenzimeve të konsumit të tyre për ushqim.

Sipas IÇK zyrtare, në të gjithë rajonin, në vitin 2021 çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se, totali i shportës së mallrave gjurmuar nga inflacioni, përveç Maqedonisë së Veriut./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here