Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu shpërndau një thirrje sot për të gjithë shqiptarët.
Mesazhi vjen në ditën e protestës kombëtare.
“Pak orë na ndajnë nga një moment historik.
Pak orë na ndajnë nga dalja në shesh përballë një qeverie që ka humbur çdo të drejte morale dhe politike për të drejtuar vendin.
Sot çdo qytetar del në shesh për çështjen e tij apo të saj dhe të gjithë së bashku dalim për të mbrojtur Shqipërinë,” shkruan ai.