Të shtrirë në tokë e me pranga në duar, pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së Çoles dhe kushëririt që e ruante

0
186

Vlorë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Chasing”, për kapjen e personave të shumëkërkuar.

Kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, i shumëkërkuari i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, i cili ruhej dhe shoqërohej nga një person i armatosur.

Në pranga edhe drejtuesi i automjetit që ishte i armatosur dhe shoqëronte personin e shumëkërkuar. Të dy tentuan t’i shmangeshin Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si rezultat i këtij operacioni, pas ndekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, në lagjen “Pavarësia”, i shtetasve:

-Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;

-E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here