Goditen 5 raste të tentativës për të korruptuar policët rrugorë

0
155

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 5 raste të tjera të tentativës për të korruptuar policët rrugorë, duke e çuar kështu në 90 numrin e rasteve të tentativës për mitëdhënie gjatë këtij viti.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here