Kush po tenton të përçajë shqiptarët?

0
175

Nga Zafer Berisha

“Lajmi” i para disa ditëve se një turisti nga Kosova nuk iu shërbye ujë në një restaurant në Ksamil sot paska arritur në Velipojë. Kaq mjafton dhe portalet njëri pas tjetrit dhe pas tyre kush të mundet hynë në valle duke sharë njëri-tjetrin nga feja, origjina… me “libër shpije”.

Turma të hipnotizuara për llogari të politikës ditore, dhe atyre që truri i është bërë lavazh nga propaganda serbo-ruse, vrapojnë në rrjete sociale si lakej, për t’i shërbyer “konceptit të ndarjes” së shqiptarëve.

Prej kohësh janë hedhur lumë parash në media nga lobi sllav, dhe lajmet e financuara prej tyre shqiptarët nga Saranda deri në Preshevë, nga Ulqini e deri në Ohër, po i hanë si bakllavat e festës së Bajramit.

Ndarjet mbi baza krahinore, fetare, fshat-qytet dhe sidomos kosovarë e shqiptarë, ka polarizuar shoqërinë tonë dhe po bëhen përpjekje për futur përçarje mes shqiptarëve.

Zjarrit të ndarjes i fryejnë nostalgjikët e neojugosllavisë, të cilët për fat keq janë me ndikim në politikë dhe media. Një pjesë tjetër i fryejnë zjarrit sa nga padija aq dhe nga ndjenja e inferioritetit.

Viktimë e kësaj propagande që përgatitet në kuzhinat e Beogradit dhe që shitet e përkthyer në forma të ndryshme nga misionarët e tyre, janë shqiptarët e ndershëm me shumë halle që jetojnë nga njëri kënd i botës në tjetrin që për burim informacioni kanë portalet që sajojnë lajme përçarëse.

Dikur përmes “dërzhavni imamëve”, sot përmes luftës psikologjike-propagandistike, në mjete të informimit dhe rrjeteve sociale, serbo-rusët vazhdojnë të investojnë në konceptin e ndarjes te shqiptarët, ku për fatin e keq edhe disa opinionistë dhe politikanë që janë analfabet funksional i shërbejnë konceptit “ata” dhe “ne”, “ne” dhe “ata”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here