Presidenti vlerëson me dekoratën e lartë mësuesim patriot beratas: Nderojmë sakrificën sublime për…

0
215

Me propozim të Shoqatës “Antipatrea Berat” ishte kënaqësi të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” mësuesin patriot beratas, Kristaq Capo, i cili jo vetëm shërbeu me përkushtim atdhetar në edukimin e shumë fëmijëve në disa rrethe të vendit, por edhe iu bashkua Rezistencës Antifashiste, që në 7 prill ’39 me armë në dorë.

Kristaq Capo u dallua si një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste në Qarkun e Beratit duke frymëzuar të rinjtë dhe të rejat për t’iu bashkuar luftës antifashiste dhe ishte promotor i shumë aksioneve të suksesshme kundër pushtuesit.

Ashtu si edhe shokët e idealeve Margarita dhe Kristaq Tutulani ai u arrestua tradhëtisht duke u ekzekutuar pas pesë ditë torturash çnjerëzore.

Berati i dha Luftës për Çlirimin e Atdheut djemtë dhe vajzat më të mira, nga familjet më qytetare dhe patriotike, ashtu siç i takon këtij qyteti me histori dhe tradita atdhetare.

Ndaj duke nderuar heroizmin e Kristaq Capos nderojmë gjithë atë gjeneratë idealistësh, që bënë sakrificat më sublime për Lirinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here