Si do vijojë aksioni opozitar pas 7 korrikut? Sali Berisha rrëfehet sonte në intervistën e mbrëmjes

0
208

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 mbrëmjen e sotme.

“Të dashur miq, ju ftoj të më ndiqni sot, në ora 21.00, në emisionin Open, në News24 me gazetaren Eni Vasili. #sb”, njofton ish-kryeministri.

Protesta e opozitës dhe vijueshmëria e aksionit të Partisë Demokratike dhe aleatëve kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pritet të jenë pika e nxehtë e diskutimeve.

Kujtojmë se kreu i selisë blu në tubimin e 7 korrikut e shpalli Edi Ramën ‘armik’ dhe premtoi para disa mijë protestuesve,  intensifikimin e hapave për të rrëzuar qeverinë, për të cilën u shpreh se e ka zhytur Shqipërinë në varfëri dhe krim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here