“Hidhuni nga ballkoni po të doni, bëni çfarë të doni”! Pas deklaratës së Veliajt, Berisha ngre dyshime për vdekjen e Kastriot Myftarajt: U vra, apo vetëvra?!

0
220

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një deklaratë të papërshtatshme sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, teksa ka ironizuar vdekjen e gazetarit të njohur, Kastriot Myftaraj.

Duke folur për gjobat, Veliaj është shprehur se “Ke gjetur bashkinë e gabuar, te kjo e gjobave, hidhu dhe nga ballkoni po të duash, siç po ndodhin këta, kjo gazetaria e lajmeve të rreme dhe shpifjeve, bëni çfarë të doni, hidhuni përpjetë”.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili ngre dyshime për vdekjen e gazetarit Myftaraj, teksa shkruan, mes të tjerash, në një postim në “Facebook” se “Kastrioti u vra, apo u vetëvra”.

 

 

Reagimi i plotë i Berishës:

Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri.

Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë. Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka patur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vertetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.

Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here