Inceneratorët/ Brisida Shehaj: Ministrja e Financave e përfshirë drejtëpërdrejtë në aferë

0
245

E ftuar në Task Force në syritv me Sonila Meçon, nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj ka folur për faktet e reja të skandalit të inceneratorëve, ku një mbledhëse kanaçesh rezulton se ka përfituar 5 milionë euro.

Shehaj ka thënë se hetimi për inceneratorët vazhdon dhe se prokurorja e çështjes do ta ketë shumë të vështirë që ta mbyllë këtë hetim.

Sipas Shehajt, hetimi është hapur vetëm për 197 personat që ka njoftuar Ministrja e Financave, e cila është e ivolvuar drejtëpërdrejtë në këtë aferë.

Shehaj ka paralajmëruar se një emër shumë i rëndësishëm ka penguar hetimin dhe se emri i tij do të dali shumë shpejt, pasi është një perosn që duhet të mbronte Shqipërinë por që nuk e ka mbrojtur por ka lejuar këtë aferë.

Shehaj: Hetimi vazhdon. Janë bërë shumë veprime nga prokurorja që ka bërë atë dosje. Do e ketë shumë të vështrië për ta mbyllur këtë hetim dhe është hapur vetëm për këta 197 që thotë kjo zonja që është Ministre e Financave, e cila është e involvuar drejtëpërdrejtë dhe ju lutëm kur ti vini mikrofonin asaj zonje, të përgjigjet për pyetjet që i ka drejtuar Monika Kryemadhi a ka firmosur, kush i ka penguar se mund të dali edhe ndonjë emër tjetër që nuk është vetëm kjo, ndonjë emër që është promovuar shumë në këto kohë. Është një person shumë i rëndësishëm në këtë fushë që është në atë pozicion për të mbrojtur Shqipërinë dhe nuk e ka mbrojtur por ka lejuar këtë aferë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here