Gazetari Ardit Zeneli është bashkuar sot me aktivistët e revoltuar, mbrojtës të tradhëgimisë kulturore të vendit, në protestën përpara zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, të cilti qeveria Rama kërkon t’i japë në menaxhim, Parkun Kombëtar të Butrintit.
Zeneli, në një deklaratë përpara mediave, e cilësoi këtë akt dhurimi të pasurisë kulturore të vendit, një krim dhe i bëri thirrje, fondacionit në fjalë, që të bëhet palë me qeverinë shqiptare në këtë akt.
“Tashmë është katërcipërisht e qartë se ky është një koncension i paligjshëm dhe rrjedhimisht quhet një krim, – theksoi gazetari. – Një krim kundër Shqipërisë! Kundër trashëgimisë shqiptare! Kundër historisë shqiptare!
Në këtë vazhdë i bëjmë thirrje edhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimti që të mos bëhet bashkëpunëtor në krim, sepse krimi në bashkëpunim dënohet më rëndë.“/ar.sh/SYRI.NET