Një 46-vjeçar me iniciale A.B. është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë përplasi me automjet dy këmbësorë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia bën me dije se këmbësorja tjetër që mbeti e plagosur pasi ka marrë ndihëm mjekësore, është larguar për në banesë.
Njoftimi:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Komunën e Parisit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasit F. Gj. dhe M. Gj. Shtetasi F. Gj., si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi M. Gj., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.