Berisha-socialistëve: Riktheni votën, ose do të dilni jashtë ligjit!

0
198

ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha tha se ka nje hemorragji te tmerrshme të trurit që eshte krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. “E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve? Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës.”

 

Me tej Berisha tha se:

“Si ka mundësi që i ndaluat doktoratat 8 vite në universitete? E dini çdo të thotë t’u ndalosh studiuesve doktoratën? Çfarë kërkimi shkencor do të bëjnë ata për tezat e tyre që duhet të zhvillojnë? E keni kryekëput për të vjedhur. Po çfarë kërkimi shkencor keni nevojë të bëni ju kur keni shpikur nga laboratori i qeverisë rritjen me 600 herë të fitimit në 4 muaj? A ekziston kund në botë një standard i tillë? Shikoni ku ju shkon vjedhja ju, me vjedhje ju shumëfishoni me 600 herë suksesin. Dhe për meritë, nga këshilltar i Ballukut bëhet drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve tjetri. Keni ju interesa për shkencën? Absolutisht vetëm për të vjedhur.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here