Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka publikuar një raport të Eurostat, ku Shqipëria renditet vendi më i korruptuar në rajon dhe Europë.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se Shqipëria lë pas vetëm Rusinë e Putin.
‘Jemi më të varfër se jemi më të vjedhurit’, shkruan Paloka.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Nuk ka me asnje te papritur , Shqiperia e Rames rezulton edhe sipas Eurostatit , vendi me i korruptuar ne rajon dhe Evrope duke lene pas vetem Rusine e Putinit.
Pak dite me pare u renditem si vendi me i varfer ne rajon dhe ne Evrope.
Sigurisht te dyja keto te verteta, jane te lidhura ngushte me njera tjetren.
Jemi me te varferit se jemi me te vjedhurit!