Kreu i PD Sali Berisha ka marre fjalen ne Kuvend ku ka pohuar:
Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero. Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju? Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës. Pse ju them Sri Lanka? Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit.