“Të parët në Evropë”/ Raporti i Eurostat për Shqipërinë: Korrupsion i lartë në sektorin publik

0
285

Shqiptarët dhe Rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas të dhënave të fundit nga Eurostat. Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që ka mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021, Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike. Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve.

Gjithashtu minon besimin në institucionet demokratike dhe dobëson përgjegjshmërinë e udhëheqjes politike. Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021. Në vitin 2020 Bashkimi Europian ka shpenzuar 45 miliardë euro me qëllim forcimin e sistemit të drejtësie.

Ekziston një marrëdhënie e dukshme midis indeksit të korrupsionit dhe pavarësisë së perceptuar mbi sistemin e drejtësisë. Vendet me indeks të ulët korrupsioni, si Danimarka, Finlanda apo Suedia, kanë përqindje të lartë të vlerësimit nga popullsia mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në të kundërt, vendet me vlerësime më pak optimiste të sistemit të drejtësisë kanë një përhapje më të madhe të korrupsionit. Eurostat vlerëson se besimi në institucionet politike është kyç për demokracitë efektive.

Nga njëra anë, besimi i qytetarëve rrit probabilitetin që ata të votojnë në mënyrë demokratike. Ne anën tjetër, u siguron politikanëve dhe partive politike mandatin e nevojshëm për të marrë vendime që janë të pranuara në shoqëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here