Një fabrikë kanabisi është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit.
Media maqedonase Alsat shkruan se në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve edhe dhëndri i kryebashkiakur të Pogradecit Ilir Xhakolli, i cili thuhet është pronar i subjektit të zbuluar.
Gjatë operacionit policia maqedonase ka zbuluar 3000 rrënjë mariuanë, 100 litra vaj kanabisi dhe 600 kg kanabis të tharë.
Fabrika rezulton se ishte regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë.