E rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit

0
237

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 17-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit.

Sipas policisë mësohet se ngjarja është shënuar pas mesnatës së kaluar në qytetin bregdetar, ku e reja është hedhur nga kati i katërti i shtëpisë ku ishte me pushime.

Menjëherë ajo u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë

“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here