Bordi i Transparencës, Shehu: Teatër dhe kartel që ka krijuar qeveria me bizneset

0
193

Sherefedin Shehu, ekspert i ekonomisë, në “Intervistë” në A2 CNN, deklaroi se Bordi i Transparencës që ngriti qeveria për të kontrolluar çmimet e karburanteve në vend, është “teatër”dhe “kartel”.

“Në Shqipëri, tregu është i kontrolluar. E njëjta gjë është me karburantet dhe e njëjta gjë është me ushqimet bazë. Qeveria ka një ent parlamentar, që quhet antimonopol, që ka për detyrë të analizojë dhe zbusë pozitat monopole në treg.

LEXO EDHE:
Nis riorganizimi i degës së PD në Selanik, të shtunën zgjidhet kryetari
Kjo duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm po të shikosh bordin që ngriti qeveria, ai është një teatër. Është një kartel që ka krijuar qeveria me bizneset sepse qeveria ulet në tavolinë, bën pazarin dhe vendos çmimin e karburanteve.

Qytetarët kanë shtrënguar rripin sepse nuk patën mbështetje nga qeveria. Ulja e taksave nuk është efektive sepse nuk garanton ulje çmimesh. Të gjitha institucionet duhet të mendojnë për garantimin e lirisë së tregut, gjë që mungon në Shqipëri. Nëse do të funksiononte tregu, ne do të sfidonim edhe këta monopolistët”, shtoi Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here