Është identifikuar njëri nga viktimat e masakrës me armë në mbikalimin e Fushë Krujës.
Personi që është gjetur i vrarë jashtë makinës është identifikuar si Diklen Vata, 31 vjeç nga Laçi.
Vata ështyë një person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2017, ai është vënë në pranga në Tiranë, për trafik kokaine.
Diklen Vata, është arrestuar në 27 shtator 2017, pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.
Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.