Ka rënë në prangat e policisë 37-vjeçari që përplasi, dje 16 korrik, me gomonë një çift pushuesish në bregdetin e Jalës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë”, njoftojnë uniformat blu.
Gjergji Priftuli , dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.
31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.